Ngjarjet e ditës

07:12 | 5 Qershor 2023
Emir Abduramani

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:

09:00

Mbahet shkolla verore me temën “Kujdesi digjital shëndetësor dhe mirëqenia: Aplikimi i eShëndetit dhe teknologjive ndihmëse”. (Kolegji “Heimerer”, Prishtinë)

10:00

Ministria e Mjedisit, së bashku me Ministrinë e Arsimit, Universitetin e Prishtinës e disa organizata, do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit me disa aktivitete:

10:00 – 13:00 – Aktivitete pikturimi me nxënës dhe mbjellje të fidanëve (SHFMU “Vëllezërit Frashëri”, Lipjan)

10:00 – 14:00 – Aktivitet pastrimi “Drini rrjedh i lirë pa plastikë” (Rr. “Tafil Zyberaj, Rahovec)

10:00-12:00 – Aktivitete pikturimi me fëmijë “Piktorët e Planetit” (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

10:45

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) organizon një diskutim lidhur me mënyrat e rritjes së transparencës gjyqësore dhe përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediet. (Hotel “Emerald”)

11:00

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme