Rashica feston në mënyrë të veçantë titullin në Turqi

22:54 | 4 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Milot Rashica së bashku me Galatasarayn janë shpallur kampion të Turqisë.

Derisa, titulli u zyrtariziu disa ditë më parë, Galatasaray ka ngritur sot trofeun e ligës.

Reprezentuesi i Kosovës ka vendosur që titullin kampion ta festoj në mënyrë të veçantë, me flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Fitorja 4:1 e skuadrës turke ndaj Ankaragucu e vulosi dilemën e kampionit.

Rashica la gjurmë në ndeshjen historike, pasi asistoi për golin e parë të cilën e shënoi Mauro Icardin.

Rashica është lojtar i Norwich Cityt, por ka luajtur i huazuar në Turqi, duke realizuar katër gola, ndërsa i ka edhe shtatë asistime.

Për Galatasarayn ishte i 23-i në historinë e klubit dhe klubi nga Stambolli ia doli ta rikthej titullin pas katër vjetëve./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme