Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në rrjetin social Twitter ka shpërndarë dy video krahasuese mes presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atij të viteve të 90-ta, Sllobodan Millosheviq që njihej ndryshe me nofkën ‘Kasapi i Ballkanit’.
Basha ka thënë se nuk ka dallim ndërmjet retorikës së Vuçiqit dhe Millosheviqit, teksa ka thënë se presidenti aktual serb ka shërbyer si ministër i propagandës së Millosheviqit.
”Shikojeni duke përdorur të njëjtën retorikë, por mos u çuditni, Vuçiq ka shërbyer si ministër i tij i propagandës, ai ka shkruar fjalimet e tij! Të dy ata nuk po sulmojnë Serbinë pse e urrejnë Vuçiqin/Milosheviqin, por ata po sulmojnë Vuçiqin/Milosheviqin pse e urrejnë Serbinë”, ka shkruar Basha, duke cituar retorikën e njëjtë të Vuçiqit dhe Millosheviqit.
“I shërbeu Milosheviqit si ministër i propagandës në vitet e 90-ta, por të njëjtën propagandë vazhdon edhe pas 25 vitesh! Kohët kanë ndryshuar, por fatkeqësisht Vuçiq mbetet i njëjti si ish-shefi i tij!”, ka shtuar Basha./Arbresh.info
Watch him use the same rhetoric, but don’t be suprised, bcs Vucic served as his Minister of Propaganda, he wrote his speeches!
Both, “they’re not attacking Serbia bcs they hate Vucic/Milosevic, but they’re attacking Vucic/Milosevic bcs they hate Serbia.”
[Contextualized] https://t.co/Y57FRTjur2
— Dimal Basha (@dimalbasha) June 4, 2023
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?