Liria rikthehet në Superligë

18:02 | 4 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Ferizaj ka rënë nga Superliga e Kosovës, pasi u mposht nga Liria në finalen e barazhit.

Drilon Hodaj ishte heroi i skuadrës nga Prizreni me dy pritje në penallti.

Pasi loja përfundoi pa gola ndeshja shkoi në vazhdime dhe Liria u treguan më të mirë.

Liria shënoi tri penallti dhe humbi një, kurse Ferizaj gjuajti tri herë duke mos arritur të shpëtonin asnjëherë.

Koha e rregullt përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve.

Edhe vazhdimet ishin njëlloj, me Ferizajn që e qoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Edhe Liria pati rast për ta rrëmbyer fitoren me një kundërsulm, por portieri i Ferizajt nuk e lejoi një gjë të tillë.

Ferizaj ishte në vendin e tetë në Superligë, kurse Liria të dytin në Ligën e parë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme