Kurti për Hetemin: E falënderoj nga zemra për qëndresën e tij shembullore për rend dhe ligj

16:33 | 4 Qershor 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin për qëndresën e tij shembullore për rend dhe ligj.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Hetemi i merr mesatarisht dhjetë kërkesa në ditë për të dal nga zyra e tij, përcjell Arbresh.info.

“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës”, shkroi Kurti.

“Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, tha Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme