Kapiteni i Real Madridit, Karim Benzema, do të largohet nga Bernabeu pas 14 vitesh, ka konfirmuar klubi spanjoll.
Benzema iu bashkua klubit nga Lyon në vitin 2009 dhe që atëherë është paraqitur 657 herë për Real Madridin, duke shënuar 353 gola.
Vetëm në këtë sezon ai ka bërë 42 paraqitje, ka gjetur rrjetën 30 herë dhe ka asistuar gjashtë gola.
Mendohet se ai do të shfaqet gjatë ndeshjes së fundit të sezonit të Real Madridit në ligë të dielën në mbrëmje kundër Athletic Bilbaos.
Raportet e mediave e kanë lidhur francezin me një lëvizje në Arabinë Saudite, ku ai me sa duket do t’i bashkohet kampionëve të Pro Ligës Al-Ittihad – i menaxhuar nga ish-trajneri i Premier League, Nuno Espirito Santo.
Ai do të ndiqte ish-bashkëlojtarin e Realit, Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua Al Nassr në fund të vitit 2022 pas një rikthimi të turbullt në Manchester United.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...