A do të këtë zgjedhje në komunat veriore| Flet për Arbresh.info ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

14:37 | 4 Qershor 2023
A Z

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i është bashkuar thirrjes së Francës dhe Gjermanisë për ta mbajtur zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

Për zgjedhjet është deklaruar edhe kryeministri, Albin Kurti duke thënë se është i gatshëm të dëgjojë propozimet për zgjedhje të parakohshme, por pasi të vendoset sundimi i ligjit në vend.

Se a do të këtë zgjedhje në komunat veriore, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi për Arbesh.info thotë se një gjë e tillë mund të ndodh nëse kërkohet nga qytetarët.

“Njëra nga opsionet është koha kur qytetarët kërkojnë të mbahen zgjedhjet, ka disa forma për te shkruar në zgjedhje të parakohshme në ato zgjedhje, dhe kjo kërkesë e tyre është e konstruktuar, mirëpo për momentin është e rëndësishme që kemi kryetar”, tha Krasniqi.

Që nga 26 maji, në tri komunat veriore Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, serbët kanë organizuar protesta.

Kjo për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur më 23 prill, në objektet komunale.

Situata ishte tejet e tensionuar të hënën e 29 majit, kur pati edhe përleshje në mes të KFOR-it dhe protestuesve.

Si rezultat i sulmit nga protestuesit serbëm 30 ushtarë u lënduan, në mesin e tyre tre nga arma e zjarrit.

Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për de-përshkallëzimin e situatës në veri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i kanë bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, që të organizojnë zgjedhje të reja në këto komuna.

Po ashtu që të sigurojnë pjesëmarrjen e serbëve në ato zgjedhje.

Gjithashtu është kërkuar që të nis puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe./Pleurat Salihu//Arbresh.info/

Të ngjashme