“50 Shades Of Grey” dhe “Aloha” në mesin e 5 filmave më të këqij të vitit 2015

15:31 | 24 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Të gjithë e keni përjetuar. Jeni bërë gati ta shikoni një film dhe jeni zhgënjyer jashtë mase sepse filmi ka qenë një katastrofë e vërtetë.

Më poshtë ju prezantojmë listën e filmave më të këqij të vitit 2015.

“50 Shades of Grey”

Pavarësisht publicitetit të madh që mori ky film, zi zhgënjeu shumë dashamirë të filmit.-transmeton arbresh.info. Dakota Johnson e cila luajti rolin e studentes naive Anastasia Steele së bashku me Jamie Dornan i cili luan rolin e miliarderit dominues Christian Grey nuk arritën ta sjellin në film librin best-seller.

 

“Fantastic Four”

Miles Teller, Michael B. Jordan, Kate Mara dhe Jamie Bell janë disa prej më të talentuarve në Hollivud mirëpo zhgënjyen në këtë film. Katërshja dështoi të sjellë eksperiencën hapësinore.

“Hot Pursuit”

Reese Witherspoon është policja e ngurrtë e cila e shoqëron Sofia Vergarën në gjykatë për të dëshmuar…Këtë histori shikuesit e panë shumë të dështuar dhe aspak qesharake. Sipas kritikëve, filmi është vetëm një shkas që Sofia Vergara të mbathë take dhe të bërtet.

“Aloha”

Pavarësisht se në film luajnë aktorët Bradley Cooper dhe Emma Stone, filmi nuk la përshtypje të mirë te shikuesit dhe as kritikët. Sipas kritikëve ngjarjes në film i mungon sharmi.

“By the Sea”

Filmi i shumëpërmendur i dyshes Brangelina është i vendosur në një rezort plazhi në Maltë. Nën regji të Angelina Joliet ai flet për një ish-valltare dhe një shkrimtar i cili ka mbetur pa motivim, një dramë e cila sipas kritikëve është shumë e mërzitshme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme