Google ADS

Osmani udhëton për në Turqi, do të merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Erdogan

13:14 | 3 Qershor 2023
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Erdoğan, Presidentja Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.

Osmani ditë më parë, ka uruar Presidentin Erdoğan në emër të popullit të Republikës së Kosovës për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme