Google ADS

Haziri: Kurti ka harruar qytetarin, familjen, popullin e Republikën, shpresojmë mos ta harroj Zotin

13:02 | 3 Qershor 2023
K.B

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në një intervistë për Arbresh.info ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend.

LDK-ja më 1 qershor nisi zgjedhjet e brendshme, Haziri për Arbresh.info thotë se nuk do të jetë në garë për kryetar të LDK-së.

Ai thotë se s‘ka kohë shumë për teste politike.

“Jo, unë e kam ofruar veten para dy vjetësh, atëherë ka qenë koha që unë e kam vlerësuar, kam besu dhe jam afru. Delegatët e LDK-së, përfaqësuesit e saj e kanë vendosur se Lumir Abdixhiku, nga ai Kuvend i jashtëzakonshëm. Së paku jam prej atyre që unë mendoj që në procese zgjedhore duhet të ketë gjithmonë opsione politike, por nuk ka kohë shumë për teste politike”, shprehet nënkryetari i parë i LDK-së.

Haziri thotë se përball proceseve të rënda në vend, si opozitë koha po dëshmon se LDK ka pasur të drejtë në proceset e dialogut Kosovë-Serbi.

Por, për Hazirin situata më serioze për Kosovën, është prishja e raporteve të partneritetit strategjik që e ka vendi, atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në prag të zgjedhjeve të rregullta, mandatare kuptohet për të marrë një legjitimitet të ri nga përfaqësuesit politik, nga struktura nga anëtarësia, si pasojë e një regjistrimi të ri në LDK, e cila tashmë është një bazë e të dhënave me mbi 40 mijë të regjistruar dhe besojmë shumë që ky trend do të vazhdon. Përball proceseve të rënda në Kosovë, si opozitë, e cila po dëshmon që koha na ka dhënë të drejtë edhe sa i përket proceseve të rënda të dialogut me Serbinë, procesin e normalizimit, edhe sa i përket problemeve të brendshme, sa i përket gjendjes socio-ekonomike në vend. Në misionin tonë gjithmonë partneriteti me miqtë e në veçanti marrëdhëniet speciale me ShBA-në janë të shenjta për LDK-në, përkundër krejt kësaj situate, e cila ka lëndu këto marrëdhënie”, shprehet Haziri.

Ai ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se marrëdhëniet me Amerikën tashmë i ka lënduar shefi i ekzekutivit kosovar.

Haziri madje ka shkuar edhe më larg duke thënë se kryeministri ka harruar qytetarin, familjen, popullin e Republikën.

Nënkryetari i LDK-së po shpreson që kryeministri Kurti, mos ta harrojë edhe Zotin.

“Ka lëndu këtë partneritet me ShBA-të një proces të dialogut të mjegulluar, me gjendje të ranë ekonomike – sociale e jo vetëm për shkak të inflacionit por për shkak të krejt zhvillimeve që po ndodhin dhe qeveria ka harru qytetarin, e ka harru familjen, e ka harru popullin e Republikën. Po shpresojmë që mos ta harron Zotin”, ka thënë Haziri.

Punën dy vjeçare të Lumir Abdixhikut, kryetarit aktual të LDK-së, Haziri e vlerëson mjaftë lart, duke shtuar se ka arritur të dëshmojë lidership.
Sipas tij, zgjedhjet lokale dëshmuar që LDK-ja është rikthyer.

“Lumiri si personalitet, si kuadër dhe si politikan ka pasur një reputacion të mirë te LDK-ja, dhe përtej saj. Kuvendi i jashtëzakonshëm pas dorëheqjes së Isa Mustafës si kryetar i tretë, ja ka dhanë mbështetjen dhe ka dëshmuar këto dy vjet lidership. Është ballafaquar me situata të jashtëzakonshme qoftë politike dhe qoftë politike, qoftë të strukturës të organizimit. Tani është përballë një mandati të rregullt. Zgjedhjet lokale dëshmuar që LDK-ja është rikthyer, kjo rikthim po vazhdon dhe tani do të punojmë përtej saj”, tha ai.

Tutje, Haziri çon mesazh se nuk do të lejohet që të përsëriten skenarët e kaluara brenda partisë, ku kishte eliminime dhe bërryla për pozita.

“Nuk lejojmë eliminime dhe bërryla, përveç konkurrencës të hapur që do të sjellë kualitet”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.
Dorëheqja e Faton Bislimit, për Hazirin nuk është humbje e madhe, por i siç ka thënë është për të ardhur keq veprimi i tij, për kundër që si parti e kanë ofruar shumë dhe i kanë dhënë poste të rëndësishme.

Shkaqet që i përmendi Bislimi që e quan të dorëhiqet nga LDK-ja, Haziri thotë se nuk qëndrojnë dhe po të ishin të vërteta nënkryetari aktual i LDK-së nuk do të qëndronte në parti.

Ndryshe, Faton Bislimi ditë më parë ka dhënë dorëheqja nga LDK, Bislimi kishte thënë se si pasojë e “një injorimi të paarsyeshëm, personalizimi të skajshëm dhe përpjekjeve perfide për sforcim të pozitës personale e jo të partisë, kryesisht nga kreu i partisë”. /PleuratSalihu/Arbresh.info/

Më poshtë intervista e plotë me nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Hazirin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme