Sergio Ramos ka njoftuar se do të largohet nga Paris Saint-Germaini pas përfundimit të këtij sezoni.
Parisienët, që siguruan titullin e kampionit javën e kaluar, nesër do të zhvillojnë ndeshjen e fundit për sezonin 2022/23 në Ligue 1, ndaj Clermomt Foot.
E kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit edhe për Ramosin si lojtar i PSG-së.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, mbrojtësi spanjoll konfirmoi largimin.
Ai do të largohet si futbollist i lirë, pasi i skadon edhe kontrata me klubin nga kreyqyteti francez.
Ndwrkaq, ende nuk ka ndonjë spekulim mbi klubin e ardhshëm të 37 vjeçarit.
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...