KF Liria ka njoftuar se ka siguruar të gjitha biletat për tifozët e saj për ndeshjen e barazhit të dielën me Ferizajn.
Prizrenasit të dielën do të zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, ku do të vendoset për fatin e sezonit të ardhshëm.
Fituesi nga kjo përballje do të sigurojë pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës për sezonin e ardhshëm.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Liria në këtë ndeshje do të jetë në cilësinë e mysafires, andaj do t’i takojë tribuna jugore e stadiumit, teksa tifogrupi i tyre, “Arpagjik’t”, kanë paralajmëruar udhëtim masiv drejt Podujevës dhe një atmosferë fantastike, ashtu siç bënë në gjysmëfinalen e barazhit ndaj Ulpianës./Arbresh.info
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës