Kryediplomatja Donika Gërvalla tha se është e zhgënjyer nga seanca e sotme në Kuvend ku po debatojnë për ngjarjet në Veri meqë ka pritur që deputetët dhe Qeveria bashkë do t’i shprehin një mbështetje të plotë policisë dhe ushtarëve të KFOR.
Ajo tha se janë mirënjohës përjetë aleatëve, duke thënë se ndihen të detyruar ndaj tyre sepse mbrojnë fëmijët tonë.
“Dhuna në veri s’ka të bëjë me të drejtat e pakicave serbe, me sigurimin e të drejtave të tyre.
“Bisedojmë hapur dhe debatojmë me ta. Jemi të pastër dhe synojmë të bindim partnerët tonë për qëndrimet tona të drejta”, tha ajo.
“Në dallim nga ata që sot flasin në emër të LDK-së dhe ngatërrojnë partneritetin me servlizimin, politikën me thashethemet.
“Kam qenë pjesë e zhvillimeve më të rëndësishme në vitet e 90-ta në krah të presidentit Rugova e kam mësuar gjatë takimeve të tij me plot partnerë të rëndësishëm se miqtë, aleatët dhe partnerët tonë nuk duhet gënjyer, por duhet diskutuar dhe koordinuar me ta për të siguruar mbështetjen e tyre për interesat legjitime të qytetarëve. Partnerët nuk presin dhe as nuk kërkojnë as nënshtrim as servilitet”
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...
Moti sot i vranët
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...