Në përgjigje të vendimit të Rusisë për të pezulluar traktatin bërthamor START, administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka marrë masa, duke u kundërpërgjigjur.
Të enjten, ata njoftuan revokimin e vizave për inspektorët bërthamorë rusë, refuzimin e aplikacioneve në pritje për monitoruesit e rinj dhe anulimin e lejeve standarde për avionët rusë për të hyrë në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Në vazhdën e “shkeljeve të vazhdueshme” të Rusisë të traktatit START, Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar masa të ndryshme si kundërpërgjigje.
Departamenti i Shtetit theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për zbatimin e plotë dhe reciprok të traktatit, por “rrjedhimisht, në përputhje me këtë angazhim, Shtetet e Bashkuara kanë zbatuar kundërmasa të ligjshme për të adresuar shkeljet e vazhdueshme të traktatit nga Rusia”.
Departamenti tha se revokimet e vizave dhe refuzimet e aplikacioneve, si dhe një vendimi për të ndaluar shpërndarjen e informacionit mbi statusin ose vendndodhjen e raketave dhe të dhënave për lëshimet testuese të Rusisë, ishin në përputhje me ligjin ndërkombëtar për shkak të veprimeve të Rusisë.
Shtetet e Bashkuara, megjithatë, do të vazhdojë të njoftojë Rusinë kur të kryejë lëshimet testuese, tha Departamenti, duke shtuar se hapat që ajo po ndërmerr ishin të kthyeshme me kusht që Moska të rikthehet dhe respekton traktatin.
Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në START në muajin shkurt, një lëvizje që SHBA e quajti “të pamundur ligjërisht”./euronews
Fushata për Shtëpinë e Bardhë dhe retorika e ashpër politike
Osmani: Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit midis...
Gërvalla: BE-ja duhet të trajtojë sa më parë dhe me seriozit...
Vazhdojnë sulmet ajrore dhe kërcënimet Izrael-Hezbollah
City merr një lajm të tmerrshëm nga mesfushori Rodri
Protesta në Preshevë, Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t...