Google ADS

Kurti: Veriu nuk ka demokraci sepse Serbia s’do

11:29 | 2 Qershor 2023
Diellza Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet i shqetësuar për sulmet e fundit ndaj KFOR-it në veri të Kosovës.

Kurti gjatë ditës së sotme ka folur në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku u shpreh i shqetësuar për sulmet e fundit që po ndodhin në këto katër komuna, shkruan Arbresh.info.

Ai tha se qasja e Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë, sepse sipas tij në veri nuk ka demokraci për shkak se Serbia nuk e lejon.

“Po jam i shqetësuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe mediave, i falënderoi për punën. Na kanë thënë ndërkombëtarët që korrupsioni na ndalon në sukseset e Kosovës, ne kemi treguar që jemi partner i denjët. Ne jemi transatlantik. Por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë i njëjtë. Kosova është demokratike, dhe e shihni sa parti janë, ndërsa serbët nuk po lejojnë ma shumë se një parti. Veriu nuk ka demokraci sepse Serbia nuk donë. Serbia donë një parti, një kryeministër dhe kishë”, tha Kurti.

“Nuk jemi kundër serbëve, ju kemi thënë merrni pjesë në zgjedhje. Vendimi politik i Listës Serbe nuk duhet ta paguaj Kosova por ata”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme