Google ADS

Kurti: Eskalimi i situatës më 29 maj ishte i planifikuar, ishte i mirëorganizuar dhe kishte autor

11:16 | 2 Qershor 2023
Diellza Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për tensionet në veri të Mitrovicës në seancën e sotme në Kuvend.

Kurti ka treguar procesin se si ka ardhur deri tek zgjedhjet e fundit më 23 prill në katër komunat me shumicë serbe në Republikën e Kosovës.

“Pas dorëheqjes në formë të organizuar të kryetarëve  katër komunat në veri të Mitrovicës me 5 nëntor të vitit të kaluar, u patën shpallur zgjedhjet e rejat të parakohshme për datë 18 dhjetor. Mirëpo me 10 dhjetor ne morën pjesë në një takim të përbashkët për ta diktuar këto zgjedhe me rekomandimin edhe të partnereve dhe miqve tanë. Me 10 dhjetor të vitit të kaluar me urdhër të presidentit të Serbisë në veri të vendit janë vendosur 16 barrikada në rrugë”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti ka potencuar se ka qenë e domosdoshme që të mbaheshin këto zgjedhe sepse sipsa tij është e obliguar me Kushtetutën e Kosovës.

Ai shtoi se gjithçka ka qenë legjitime gjatë këtij procesi, mirëpo sipas tij ka pasur barrikada nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiq deri në arritjen e zgjedhjeve, shkruan Arbresh.info.

“Zgjedhjet duhet të mbaheshin njëherë janë shtyrë nuk mund të shtyheshin sërish. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues do të ketë zgjedhje dhe ne do ti njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment. Njihet procesi dhe rezultati, betimi dhe kryetarët e komunave. Me 21 prill presidenti i Serbisë deklaroi se komuniteti serb nuk do të marrë pjesë n ë zgjedhe dhe bëri thirrje për bojkot dhe po në këtë ditë lideri i partisë serbe të Kosovës Aleksandër Jabllanoviç ka dhënë dorëheqje, pot të mos tërhiqej ai do të ishte kryetari i Leposaviqit”, tha ai.

Po ashtu foli edhe për praninë e policisë së Kosovës, duke thënë se nuk ka qenë si hyrje me forcë në ndërtesë sepse sipas tij, ndërtesa është e Kosovës dhe kryetarët po hynë në vendin e tyre të punës.

“Të shumtë janë ata që praninë e forcave të policisë e kanë quajtur si hyrje me forcë në ndërtesë nuk ka nevojë ta quajmë ashtu sepse ajo ndërtesë është e Kosovës. Nuk hynë kryetari i komunës në ndërtesë të vet ai është zyra e tij. Nuk ka pasur asnjë arsye që të hyhet me forcë në ndërtesë. Ata nuk po i duan ndërtesat ata po dëshirojnë që edhe ne të mos i duam ata. Kam pasur hallë kur të hynë kryetarët e këtyre komunave se çfarë do të bëjnë serbët që janë në administratë brenda, por ata i kishin braktisur ndërtesën.

“Tanimë kemi pamje të mjaftueshme, video e foto që dëshmojnë se eskalimi i situatës më 29 maj ishte i planifikuar, ishte i mire organizuar dhe kishte autor. Autor është Beogradi zyrtar, i cili është kujdesur që shqetësimet e shprehura nga zërat e ndryshëm të cilët paralajmërojnë eskalim të situatës nëse policia e Kosovës nuk tërhiqet, nëse kryetarët nuk shkojnë në punë që këto shqetësime t’i kthejë në realitet. Pra ngritja e shqetësimeve të shumta për eskalim të situatës bëri që Serbia, të mobilizojë grupe kriminale që vërtetë ta eskalojnë situatën, e kundërta ndodhi”, shtoi ai/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme