Nzonzi: Sevilla për Europa League si Real Madrid për Champions League

09:31 | 2 Qershor 2023
K.B

Steven Nzonzi konsideron se se Sevilla është serioze në garën e Europa League aq sa është Real Madrid në Champions League.

Nzonzi e kishte ndihmuar Sevillan ta fitonte Europa Leaguen më 2016. Francezi tash luan te Al-Rayyan në Katar. Skuadra spanjolle deri më tash e ka fituar gjashtë herë kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Europa League.

“Nuk e di nëse janë skuadra më e mirë, është e vështirë të thuhet, por sigurisht që janë një nga ekipet më të mira për të luajtur në atë kompeticion. Sevilla e Europa leagues do ta krahasoja me Real Madridin në Champions League”, ka thënë ai. “Brenda skuadrës është fituar besimi se mund të fitohet kjo garë”./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme