Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, e ka krahasuar përshëndetjen ukrainase “Slava Ukraini” me përshëndetjen naziste, ‘Sieg Heil’.
Në një ceremoni çmimesh në Zagreb, Milanoviq u tha gazetarëve se slogani ukrainas – i përdorur gjerësisht që nga ndërhyrja ruse në 2014 dhe aq më tepër që nga pushtimi i plotë i vitit të kaluar – është një rikthim në vrasjen e hebrenjve dhe polakëve gjatë konflikteve të fillimit të shekullit të 20-të në Evropën Lindore, shkruan Euronews.
“Kjo është thirrja e shovinistëve më radikalë nga Ukraina Perëndimore, të cilët bashkëpunuan me nazistët, të cilët vranë qindra mijëra polakë, hebrenj dhe këdo tjetër që e kapën në dorë”, tha Milanoviq në ngjarje. “Këto janë faktet.”
“Slava Ukraini”, që përkthehet “Lavdi Ukrainës” dhe zakonisht pasohet nga përgjigja “Lavdi heronjve”, është një përshëndetje kombëtare dhe thirrje zyrtare e betejës së Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...