Google ADS

Good luck Government of Kosovo!

14:55 | 24 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Nga: Arlind Gashi

Me i plotësu këto standarde, kjo klikë e Qeverisë, i bie si me ja pre vetvetes dorën. Komisioni Evropian në konferencën për media lidhur me raportin për viza e konfirmoi që Kosova ka edhe tetë kritere apo obligime të papërmbushura nga udhërrëfyesi për viza. Këto kushte i ka kërkuar qe pesë vite. Ndër to janë: Gjykata në duar të pushtetarëve; krimi i organizuar nga pushtetarët; korrupsioni nga pushtetarët. Prandaj, këtu janë dy gjëra për qytetarët e Republikës së Kosovës, e ato janë: Ose politikanët ose Bashkimi Evropian?

Andaj, në këto momente po më lind pyetja: a mundet Kosova të mbijetojë pa krim dhe korrupsion? Nëse mundet, mos harroni se shpejtë pritet liberalizimi i vizave, por nuk kemi ide si ta zhdukim krimin dhe korrupsionin në vend sepse pushteti aktual na ka qit hi syve. Tani, sigurisht që lind pyetja se pse nuk u plotësuan këto kushte nga Qeveria e Kosovës? Po të plotësoheshin ato kritere duhet të ishin në burg shumë nga këta që sot po e udhëheqin vendin apo Republikën e Kosovës.

Udhëheqja e Kosovës u mundua që ta mashtrojë Bashkimin Evropian, por këta nuk mashtrohen lehtë. Pse po ndodhë kjo me Republikën e Kosovës? Sepse ke përfaqësuesit e popullit më të korruptuar, pastaj ke në gjykata ata të cilët për një dënim për kundërvajtje të dërgojnë në burg dy ditë, e ai apo ajo që vjedhin miliona flenë të qetë.

Ne po e shohim punën e tyre: asfaltim, riparim i rrugëve çdo tre muaj, ndërtimi i shkollave, asgjë më shumë… Diku duhet shpërlarë paratë…?!

Kryeministri Mustafa , ministri Thaçi e ministri Çollaku, sërish dalin duke i mbrojtur rrenat e tyre duke e quajtur pozitiv raportin për viza, ama asgjë pozitive nuk ishte këtu. Tetë kritere janë qysh nga viti i kaluar, që do të thotë që një vit, prandaj duke i pa të njëjtat kritere nuk kam shpresë për liberalizim të shpejtë .

Pse nuk u plotësuan? Sepse nëse ndodhë ajo preken interesat personale të shumë zyrtarëve që vinë nga qeveritarët.

Por, unë e kamë një pikë shprese për një vendim politik nga ana e BE-së, se sa i përket Qeverisë së Kosovës që një ditë t’i plotësojë këto tetë kritere, ajo nuk do të ndodhë kurrë. Edhe me i plotësu kjo qeveri shtatë kriteret, kurrë nuk ka me plotësuar kriterin e tetë, jo! Korrupsionin jo se ky kriteri i tetë i mban gjallë në pushtet.

Unë gjithmonë kam pritur nga Amerika e edhe kësaj here pres një ndërhyrje nga amerikanët sesa për punën e Qeverisë as në 2080 nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Por, a është gjithçka liberalizimi i vizave. Jo. Republika e Kosovës kërkon vende të punës për rini e jo disa që punojnë në Qeveri t’i mbajnë katër vende të punës e qytetarët leje që nuk punësohen e nuk i mundësohet as një vend praktike aty. Marre ku jemi duke jetuar. Prandaj, qytetari do vende të punës dhe jo viza pa euro. Viza nuk të hyn në punë fare. Ata të cilët kanë euro ata i kanë edhe vizat; ata që kanë euro ata udhëtojnë sa herë të kenë dëshirë jashtë shtetit, bile edhe me euro të buxhetit nga taksat e qytetarëve, ashtu edhe siç po e dëshmoni çdo sekondë e kësaj jete.

Për fund po du me përmbyll se ministri Çollaku së bashku me dy shefat e tij dolën me një deklaratë se në vitin 2016 ka me ndodh liberalizimi i vizave. Po ministër, ka me ndodhë, por na trego muajin se viti 2016 i ka 12 muaj. Të gjithë e dimë që në vitin 2016 ka me ndodhë, por jo falë punës tuaj e të shefave tu, por falë Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Përndryshe, në çdo vit si edhe tash e kemi ditë qe do të bëhet liberalizimi i vizave. Një fjalë e kam dëgju: shko në Stamboll e këqyre Amerikën. Good luck Hashim, Isa, Kadri!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme