Osmani takon Zelenskyn në Moldavi: Askush nuk e kupton dhimbjen e Ukrainës më shumë se populli i Kosovës

14:14 | 1 Qershor 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në rrjetin social Twitter, Osmani ka shpërndarë fotografi nga bashkëbisedimi me Zelenskyn, derisa bëri të ditur se atij i shpreh solidaritetin e popullit të Kosovës.

“Në momentet kur ka rëndësi se ku qëndroni, unë i shpreha Presidentit Zelensky solidaritetin tonë të plotë. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme