Skuadra e Ferizajt ka hyrë në karantinë para ndeshjes së barazhit kundër Lirisë së Prizrenit për Superligën e Kosovës në futboll.
Ferizajasit do të qëndrojnë në karantinë jashtë qytetit të Ferizajt deri në ditën e zhvillimit të ndeshjes së barazhit.
Lajmin e ka bërë të ditur klubit bardhekaltër në një njoftim të lëshuar në faqen zyrtare.
Ferizaj dhe Liria e Prizrenit do të përballen të dielën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ekipi i Panadiq siguroi ndeshjen e barazhit falë fitores 2:1 kundër Dukagjinit në një ndeshje tejet të dyshuar.
Njoftimi i plotë i Klubit:
Ju njoftojmë se skuadra jonë nga mëngjesi i ditës së nesërme do të futet në karantinë deri ditën e zhvillimit të ndeshjes së barazhit kundër Lirisë së Prizrenit.
Do të udhëtojmë në një lokacion jashtë Ferizajt, në mënyrë që fokusi i lojtarëve të jetë i përqendruar 100% në ndeshjen më të rëndesishme të sezonit.
Me këtë rast, kërkojmë mirëkuptimin e gazetarëve dhe mediave që të respektojnë këtë vendim të klubit dhe të evitojnë kontaktet me lojtarët tonë.
Media të nderuara, ju njoftojmë po ashtu se FC Ferizaj mbetet e hapur që të bashkëpunoj me ju dhe se komunikimin do ta zhvillojmë përmes Zyrës për Informim, konkretisht zëdhënësit të klubit.
Për fund, falemnderit për punën e palodhshme dhe kontributin e juaj në ngritjen e cilësisë së futbollit në Kosovë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...