Google ADS

Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari do të zgjerohet, shtohen edhe 4 portave të reja

11:47 | 1 Qershor 2023
Diellza Gashi

Miratohet kërkesa e koncesionarit LKIA për shtimin edhe të 4 portave të reja të imbarkimit në Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari.

Të hënë është mbajtur mbledhja e fundit të Komitetit për Partneritet Publiko-Privat dhe është miratuar kërkesa e tyre duke e rritur kështu numrin e portave nga 8 në 12 gjithsej.

“Zgjerimi i terminalit do të bëhet në  anën  jugore  dhe në  anën veriore të portave ekzistuese të imbarkimit, ndërsa buxheti i paraparë për këtë plan në total është rreth 3 milionë euro. Meqenëse Plani i Zgjerimit bie nën kompetencat e Partnerit Privat, zgjerimi i terminalit do të bëhet pa asnjë shpenzim shtesë për Dhënësin apo Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ky zgjerim synon që të rrisë kapacitetin e terminalit për të përballuar flukse më të mëdha të udhëtarëve, por edhe rritjen e komoditetit për pasagjerët që të kenë sa më të lehtë kalimin nëpër kontrollet e aeroportit.

Sipas Raportit mbi Pasqyrat Financiare të Auditorit të Pavarur, të Ardhurat Bruto për vitin 2022 ishin 60,177,176€ apo 36.91% më të larta sesa viti paraprak, ndërkaq numri i udhëtarëve u rrit nga 2,198,414 në 3,012,108 pasagjerë, që paraqet një rritje prej 37%./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme