Andrej Plenkoviq, kryeministri i Kroacisë, është deklaruar rreth situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe pas situatës në veri, ku tha se dëshirojnë të shohin stabilitet dhe zgjidhje të shpejtë. Por, sipas tij duhet të lehtësohen bisedimet dhe të qetësohet menjëherë situata në veri të Kosovës.
Plenkoviq nga Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë, ka cekur se e ka kuptuar qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë në përgjithësi, ai ka qenë i shkurtër dhe i ka thënë tri fjali, kërkim falje për agresionin e Millosheviqit, njohje dhe pastaj normalizim, për të dalë nga kriza, raportojnë mediat kroate transmeton ‘Arbresh.info.
“Mendimi ynë për Kosovën, para së gjithash, dëshirojmë të shohim stabilitet, paqe dhe zgjidhje të shpejtë të këtij incidenti që ndodhi disa ditë më parë ku u plagosën disa pjesëtarë ushtarakë të KFOR-it, kjo është e para. E dyta është se ne jemi të vetëdijshëm për situatën delikate të ekuacionit përfundimtar të situatës së Kosovës. Mënyra se si unë e kuptova në shumë aspekte qëndrimin e lidershipit të Kosovës është si vijon në raport me Beogradin, apo me Serbinë në përgjithësi, dhe do ta përmbledh në tre fjalë; kërkim falje për agresionin e Millosheviqit, njohje, dhe pastaj normalizim. Me pak fjalë ky është qëndrimi që ne të gjithë mund ta nxjerrim nga baza e qëndrimit të Kosovës, gjë që është plotësisht e kuptueshme. Në të njëjtën kohë që cilido lider politik në Serbi që do e njohë Kosovën, nuk mendoj se ka shumë perspektivë karriere në politikë atje. Kjo e bën zgjidhjen shumë të komplikuar.”, ka thënë kryeministri kroat Plenkoviq.
Tutje ai ka shtuar se duhet të qetësohet menjëherë situata në veri të Kosovës.
“’Ta lëmë të kaluarën në të kaluarën dhe gjithçka do të jetë mirë në të ardhmen’, nuk qëndron, thjesht nuk qëndron, realiteti është ndryshe. Pra, ajo që duhet të bëjmë është të lehtësojmë bisedimet, të qetësojmë situatën menjëherë dhe të gjejmë zgjidhje se si pjesa veriore e Kosovës, ku serbët janë shumicë, të cilët bojkotuan zgjedhjet kohët e fundit, mund të marrin pjesë në procesin demokratik, kjo është thelbësore, pa pjesëmarrje në procesin demokratik nuk po dërgoni sinjale të ndërtimit të besimit dhe bashkëjetesës në një pjesë shumë të vogël të vendit.”, ka shtuar ai.
Nga e premtja (26 maj) serbët në veri kanë filluar protestën ku shumë prej tyre me maska por edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, ku kishte shumë të lënduar.
Sulmet janë kryer me gjësende të ndryshme të cilat janë hedhur në drejtim të paqeruajtësve, po ashtu duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni ndërsa kanë dëmtuar vetura të mediave,.
Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, dhe disa nga protestuesit sulmues serbë.
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...