Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka folur pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Sevillas.
‘Romakët’ mbrëmë humben finalen e Europa League nga Sevilla (4-2), pas ekzekutimit të penalltive.
Strategu portugez pas ndeshjes në konferencën për medie, tha se dëshiron të qëndrojë akoma në krye të Romës.
Mourinhon befason me deklaratën duke thënë se lajmi mirë është se Roma nuk do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, sepse sipas tij, skuadra e tij ende nuk është gati për Champions.
“Dua të mbetet me bindje se mund të bëjmë më shumë. Vitin e ardhshëm nuk do të luajmë në Ligën e Kampionëve, dhe ky është lajm i mirë për ne. Mund të duket paradoksale, por është një lajm i mirë, ne ende nuk jemi gati për Champions”, tha ai.
“Duhet të fitojmë të dielën për të siguruar Europa League”, ka theksuar Mourinho./rtk
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D