Google ADS

Plagoset me armë zjarri një person në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

09:25 | 1 Qershor 2023
E.H

Një person është arrestuar mbrëmë në Skenderaj pasi dyshohet se me armë zjarri ka plagosur një 51-vjeçar.

Viktima është dërguar në QKMF në Skenderaj e më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

Policia e Kosovës njofton se ka konfiskuar një armë e shkurt zjarri modeli Cervena Zastava 7.62, një karikator, dy fishek dhe një gëzhojë.

Të dyshuarit me inicialet L.R., 31-vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për vepër penale ‘’Vrasje ne tentativë’’./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme