Google ADS

Qershori nis me rrebeshe shiu në Shqipëri

08:17 | 1 Qershor 2023
E.H

Moti në Shqipëri do të jetë me temperatura të larta që do të dominojnë të gjithë territorin deri në mesditë.

Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu nëpër të gjithë territorin, më të dendura në zonat e Ultësirës Perëndimore.

Po ashtu, edhe pasditja, vijon me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në pjesën më të madhe të vendit.

Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet deri në orët e mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i motit.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C./tch

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme