Google ADS

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

07:08 | 1 Qershor 2023
K.B

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për datën 1 qershor.

09:00
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mban takim, për të shënuar 1 Qershorin – Ditën e Fëmijëve. (Ndërtesa e Qeverisë, P38)

09:00
Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizon Konferencën Vjetore Shkencore Ndërkombëtare “Shkenca dhe teknologjia në promovimin e jetës së njeriut” AC UKZ 2023. (Kampusi i Universitetit, Gjilan)

09:30
Mbahet takimi i parë i Komitetit për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacion Hapësinor (IKIH). Marrin pjesë kryeministri Albin

Kurti; ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut… takohet me Organizatën “Save the Children” dhe grupe të fëmijëve, lidhur me shënimin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve. Temë diskutimi do të jetë Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, të arriturat dhe sfidat në procesin e monitorimit të ligjit. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

10:00 – 11:30
Komuna e Rahovecit përuron dy çerdhe të reja: në Krushë të Madhe (10h) dhe në Ratkoc (11:30). (Komuna e Rahovecit)

11:00
Hapet Qendra Rekreative “DUJE” për personat me sindromën Doën dhe Autizëm, e financuar nga “Fondacioni Valon Vataj”. (Pranë Palestrës Sportive “13 Qershori”, Suharekë)

11:00
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj mban aktivitet për shënimin e “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)

12:00
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të takohen me nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Vila Gërmia, Prishtinë)

12:30
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale viziton Klinikën e Pediatrisë, për t’u njohur për së afërmi me punën dhe sfidat e kësaj klinike. (Klinika e Pediatrisë, QKUK)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme