I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laçak, është takuar sot me kryeministrin e vendit, Albin Kurti në Bratisllavë të Sllovakisë.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se nevojitet një zgjidhje urgjente politike për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, si dhe ka theksuar se dhuna është e papranueshme.
“Gjatë dy ditëve të fundit kam marrë pjesë në Forumin Global të Sigurisë. Gjatë takimeve dhe bisedave të mia të shumta kam diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për tensionet dhe përshkallëzimin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike. Dhuna nuk është e pranueshme”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info/
Over the last two days, I attended @GLOBSEC. During my many meetings and conversations, I discussed the situation in the Western Balkans, in particular the tensions and escalation in the north of Kosovo. We urgently need a political solution. Violence is not acceptable. pic.twitter.com/Im1a2K13gt
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 31, 2023
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni