Ka filluar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell në Bratislavë.
Në këtë takim po merr pjesë edhe emisari për dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak.
Mbajtjen e një takimi të tillë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai ka thënë se qëndrimi i Kurtit në Bratislavë do të jetë njëditor e ku do të marrë pjesë edhe në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë-Globsec.
Një ditë më parë, kryeministri Kurti kishte anuluar pjesëmarrjen e tij në këtë forum dhe njësoj kishte vepruar edhe presidenti i Serbisë, Aleknsandar Vuçiq./rtk
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel