Dy persona të nacionaliteti serb janë arrestuar në veri të vendit, pasi mbrëmë gjatë kontrollit në veturën me të cilin qarkullonin të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme.
Vetura e ndaluar nga policia, ishte me targa të Sllovenisë.
Policia e Kosovës njofton se dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:
një shufër metalike (policore),
një maskë kamuflazhi,
disa thika,
disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),
disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,
telefona celularë,
sprej të ndryshëm,
sfera metalike,
lidhëse plastike,
një automjet,
një kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe
një kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.
Një çekan etj.
Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...