Presidentja Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
Presidentja Osmani ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë për ta përfaqësuar vendin tonë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Osmani do t’i bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.
Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime me liderë të tjerë evropianë.
Para liderëve të tjerë evropianë, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit tonë, për integrimin euroatlantik të Kosovës si garanci për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë dhe për thellimin e bashkëpunimit për shtyrjen përpara të aplikimit të Kosovës për BE.
Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të Presidentit francez, Emmanuel Macron, e cila synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian./Arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...