Tenisti serb, Novak Gjokoviq, nuk do të sanksionohet për prononcimin e tij të fundit politik për Kosovën, me drejtuesit e “French Open” që thanë se një koment i tillë nga lojtarët është ‘i kuptueshëm’.
Sidoqoftë, Federata Franceze e Tenisit sugjeroi gjithashtu që atij t’i kujtoheshin rregullat e Grand Slamit, të cilat minimalisht i dekurajojnë lojtarët që të bëjnë deklarata për tema të diskutueshme që janë jashtë sportit.
Të hënën pas fitores së tij të parë në raundin e parë, Gjokoviq shkroi në kamerë “Kosova është zemra e Serbisë! Stop dhunës”.
Mesazhi i tij erdhi pas tensioneve në rritje në veri të Kosovës.
Ndryshe, Komiteti Olimpik i Kosvoës ka dërguar ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në lidhje me mesazhin politik të Gjokoviqit. /kk
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump