Google ADS

Serbët në veri vazhdojnë protestat

07:31 | 31 Maj 2023
K.B

Përfaqësues të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat derisa të përmbushen kërkesat e tyre, përkatësisht të tërhiqen edhe kryetarët shqiptarë të komunave, edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe.

Edhe dje ka vazhduar dita e tretë e protestave në veri të vendit.

Për dallim nga dje, situata ishte është me e qetë.

Shihej një numër jo i madh i qytetarëve të cilët paqësisht janë duke protestuar, me vete ata bartin flamuj të Serbisë dhe janë të shoqëruar me muzikë nacionaliste serbe.

Protestuesit i kanë vendosur 3 tenda me ngjyra të flamurit serb, dhe po qëndrojnë brenda tyre të qetë.

Nuk ka pasur provokime ndaj mediave apo policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme