Google ADS

Rashica pas shpalljes kampion: Përfunduam një sezon shumë të mirë

22:16 | 30 Maj 2023
Orgesa Haziri

Milot Rashica së bashku me Galatasarayn janë shpallur kampion të Turqisë.

Fitorja 4:1 e skuadrës turke ndaj Ankaragucu e vulosi dilemën e kampionit.

Rashica la gjurmë në ndeshjen historike, pasi asistoi për golin e parë të cilën e shënoi Mauro Icardin.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës ka folur pas shpalljes kampion.

“Kemi përfunduar një sezon shumë të mirë. Duke parë të gjithë sezonin, kemi pasur ndeshje shumë të vështira. Kryesisht kemi fituar, por ka pasur edhe humbje. Është ndjenjë shumë, shumë e mirë të fitosh kampionatin”, tha ai.

Rashica është lojtar i Norwich Cityt, por ka luajtur i huazuar në Turqi, duke realizuar katër gola, ndërsa i ka edhe shtatë asistime./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme