Google ADS

Gjendja në veri, KFOR-i shton 700 ushtarë shtesë

18:23 | 30 Maj 2023
Emir Abduramani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se 700 trupa shtesë nga Forca Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, do të dislokohen për në veri të vendit, pas tensioneve në ditët e fundit.

Në një konferencë për medie, Stoltenberg ka deklaruar se NATO ka vënë në gatishmëri edhe një batalion shtesë, në rast nevoje.

Tutje, ai ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që t’i ulin ‘gjakrat’, meqë sipas tij, këto veprime e kthejnë Kosovën prapa.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë sipas mandatit që buron nga OKB-ja. Ne kemi vendosur të dislokojmë 700 trupa shtesë nga Forca Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu kemi vendosur në gatishmëri një batalion shtesë, që të zhvendoset nëse duhet. Këto janë hapa për të garantuar se KFOR-i ka forcën dhe aftësinë për të vepruar sipas mandatit që e ka. Dhuna kthen Kosovën prapa e po ashtu të gjithë rajonin. I vendos në rrezik aspiratat euroatlantike. Prishtina dhe Beogradi duhet të marrin hapa konkret për t’i ulur tensionet. Të frenohen nga veprimet e papërgjegjshme e të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është rruga e vetme”, ka thënë Stoltenberg.

Ndryshe, ushtrimi ndërkombëtar i NATO-s, “Defender Europe 23” është anuluar sot për shkak të gjendjes së tensionuar në veri të vendit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme