Google ADS

Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok

15:51 | 30 Maj 2023
E.H

Në Zubin Potok, një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, ka përfunduar protesta e serbëve lokalë.

Ndonëse në numër më të vogël sesa ditën paraprake, të martën serbët lokalë protestuan sërish në Zubin Potok kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave në veri.

Protestuesit po ashtu kërkojnë që Kosova të tërheqë njësitë speciale policore nga veriu.

Në Zveçan, ndërkaq, një zyrtar i Listës Serbe u kërkoi më herët qytetarëve të tubuar që të shpërndaheshin rreth orës 16:00, duke i ftuar për një protestë të re të mërkurën./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme