Shqipëria i ka ofruar mbështetje të plotë KFOR-it për zhvillimet e ndodhura së fundmi në veri të Kosovës.
KFOR-i e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Twitter, ku thuhet se komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, si dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Begaj të hënën ka dënuar sulmin e protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.
Ai ka thënë se askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike./Arbresh.info
#KFOR Commander, MG Ristuccia, had a conversation with @BajramBegajAL. The President of the Republic of Albania expressed full support for the KFOR mission and its activities and wished a speedy recovery to the soldiers injured in the demonstrations.
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) May 30, 2023
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...