Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries, shefin e zyres së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, shefin e EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark dhe përfaqësues të tjerë.
“Gjatë këtij takimi, Haxhiu foli për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë reformën në drejtësi, çështjen e Vetingut dhe ndryshimet e nevojshme ligjore si dhe adresimin e luftës kundër dhunës në familje dhe trajtimin e krimeve të luftës”, thuhet në njoftimin e MD-së.
Haxhiu vlerësoi lartë bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë me mekanizmat e BE-së dhe misionin e EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit.
Në këtë takim, është diskutuar edhe për situatën e krijuar së fundmi në veri të Mitrovicës pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit ku u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë./Arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...