Protestuesit e maskuar serbë në Leposaviq thyejnë kamerën e një mediumi kosovar

13:47 | 30 Maj 2023
K.B

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetarët e mbi 10 medieve të ndryshme janë sulmuar  nga persona të maskuar  në Komunën e Leposaviqit.

Në njoftimin e AGK-së, thuhet se kolegëve nga Tëvë1 e disa persona ua kanë thyer kamerën atyre me arsyetimin që të mos i xhirojnë, pasi janë me maska.

“Këto sjellje nga protestuesit maskuar janë totalisht të papranueshme, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që janë prezent në këtë komunë, t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u sulmuar e penguar”, thuhet në njoftimin e AGK-së./Arbresh.info/

AGK bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit./Arbresh.info/

lexo edhe:

Disa vetura të mediave demolohen në Zveçan, reagon AGK-ja

Të ngjashme