Google ADS

Eurodeputeti Waitz: Dhuna në veri, rezultat i politikës disavjeçare të Vuçiqit

12:43 | 30 Maj 2023
E.H

Deputeti i Parlamentit Evropian, Thomas Waitz, ka dënuar sulmet ndaj KFOR-ir dhe gazetarëve nga protestuesit serb në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Waitz ka thënë se ato janë rezultat i politikës disavjeçare të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, si dhe retorikës së tij përçarëse.

Duke kërkuar nga Partitë Popullore Evropiane që ta ndërpresin bashkëpunimin me Vuçiqin, ai ka thënë se Bashkimi Evropian është duke diskutuar ngrirjen e bisedimeve për pranim me Serbinë.

“Nga kriza aktuale në periudhë afatgjatë nuk do të përfitojnë as Kosova, as Serbia. Urgjentisht duhet zgjidhje politike për krizën në veri. Palët duhet të kthehet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel”, është shprehur Waitz./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme