Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po bën përpjekje që të organizojë një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç raporton Radio Evropa e Lirë, takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, po bëhet përpjekje që të mbahet në në Bratisllavë të Sllovakisë.
Sipas REL, kjo është një ide dhe një përpjekje dhe se “ende nuk ka konfirmime nga palët se a janë të gatshme për një takim të tillë.
Kryeqyteti sllovak është përmendur si vend i mundshëm ku do të mund të takoheshin të dy bartësit e dialogut, për shkak se që të dy janë ftuar të marrin pjesë në konferencën për siguri globale, Globsec, që po zhvillohet në Sllovaki.
Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se të martën pasdite do të marrë pjesë në një panel me temën: “E shkrirë – Ballkani Perëndimor dhe rruga drejt BE”-së.
Në të njëjtin panel, pjesëmarrës do të jetë edhe Lajçak, ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe ish-kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është paraparë të marrë pjesë në një panel të mërkurën, me temën: “Rruga e hapur – Ballkani Perëndimor kthehet në punë”. Në këtë panel do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Prania e Kurtit dhe Vuçiqit, si dhe e Lajçakut në këtë konferencë, është parë si mundësi që të organizohet një takim i përbashkët i tyre.
Për një takim të tillë, sipas burimeve diplomatike, Lajçak e ka edhe mbështetjen e disa prej shteteve më të rëndësishme perëndimore.
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...