Të merkuren do të zhvillohet finalja e Europa League mes Romës dhe Sevillas.
Mbrojtësi i Sevillas Jesus Navas duket se mezi po e pret finalen e madhe të Budapestit.
Navas thotë se skuadra e tij, do të ballafaqohet me një skuadër të fortë, sepse sipas tij, Roma është skuadër e vështirë për t’u mundur.
“Mezi pres. Është një tjetër mundësi e madhe. Ne do të përballemi me një kundërshtar shumë të vështirë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Shpresoj të fitojmë finalen”, ka thënë Navas.
“Europa League është një kompeticion që na ka dhënë shumë dhe kënaqësia që ndjejmë ndeshje pas ndeshjeje na shtyn të shkojmë sa më larg”, ka theksuar ai.
Ndeshja Sevilla-Roma fillon në orën 21:00./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...