Google ADS

Kurti bisedon me kryediplomatin italian dhe të dërguarin britanik, Peach: Në një demokraci s’ka vend për dhunë fashiste

09:06 | 30 Maj 2023
Diellza Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur dy telefonata me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë dhe me të dërguarin britanik për Ballkanin, Stuart Peach.

Këto telefonata janë bërë gjatë ditës së hënë dhe Kurti përmes një postim në Twitter shkruan se ministrit Tajani i ka përcjell mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për guximin e ushtarëve italian.

“Në një telefonatë të dytë sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio_Tajani, përcolla mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës për veprimin e guximshëm të ushtarëve italian në kuadër të KFOR-it për të ruajtur paqen përballë ekstremizmit të dhunshëm. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të lënduarve”, shkruan Kurti.

Kru ekzekutiv ka folur edhe me të dërguarin britanik për Ballkanin, Stuart Peach.

Duke thënë se në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste.

“Kam folur me lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste… Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur…”, shkruan Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme