Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj trupave të KFOR-it, policisë dhe mediave, derisa i ka kërkuar Kosovës dhe protestuesve në veri që ta shtensionojë menjëherë situatën atje.
“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, tha Borrell përmes një postimi në “Twitter”.
Ai theksoi se BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte ta shtensionojnë situatën”.
“Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, ka shkruar tutje Borrell.
Protestat e djeshme të serbëve të udhëhequra nga strukturat kriminale në veri përveç fyerjeve dhe vandalizmit të shfaqur ndaj automjeteve të policisë dhe mediave kosovare kulmuan me përleshje me trupat e KFOR-it, e ku mbetën të lënduar së paku 25 ushtarë dhe dhjetëra protestues./Arbresh.info/
Policia kontrolle në zyrat e Netflix në Holandë dhe Francë
Kosova U17 kualifikohet në Ligën A, kundërshtarët i mëson në...
Kurti dhuron gjak, për nderuar kujtimin e Astrit Deharit
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...