Novak Djokovic edhe një herë tjetër ka bërë një veprim skandaloz kundër Kosovës.
Ai pas fitores në “French Open”, ka shkruar në ekranin e kamerës:
“Kosova është zemra e Serbisë! Ndaloni dhunën”.
Pas këtij veprimi ka reaguar Federata e Tenisit e Kosovës, ku kanë paralajmëruar se do të kërkojë dënimin e tenistit serb nga Federata Ndërkombëtare.
“Tenisti sërb Novak Djokovic vazhdon me sjelljet e tij nacionaliste dhe shoviniste përmes provokimeve ndaj shtetit të Kosovës.
Ai sot në “Roland Garros” pas përfundimit të ndeshjes kundër A. Kovacevic në kamerën ku shënohen mesazhe nga fituesi i ndeshjes, Djokovic shënoi: “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës”.
Ndaj një sjelljeje të tillë, që po përsëritet shumë shpesh, nuk po mirret asnjë masë dënuese, e kjo nuk mund të justifikohet.
Federata e Tenisit të Kosovës do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të vlerave dhe dinjitetit të vendit dhe popullit të tij, por në të njëjtën kohë në mbrojtje të vlerave që tenisi si sport përcjell në përgjithësi, që janë bashkimi mes njerëzve, shpresa, gëzimi dhe pasioni për gjithë përfshirje.
Federata e Tenisit do të kërkoj dënimin e Djokovic nga ana e International Tennis Federation ATP Tour dhe ROLAND-GARROS si organizator”, ka shkruar FTK./Arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...