Google ADS

Policia: Në Zveçan po qarkullojnë grupe të armatosura kriminale me rroba të zeza e të maskuar

20:07 | 29 Maj 2023
E.H

Policia e Kosovës njofton se po vazhdon ende protesta në Zveçan.

Në njoftimin e PK-së thuhet se situata atje po vazhdon të mbetet e tensionuar ndërsa konfirmuan se ka persona të armatosur të grupeve kriminale serbe.

”Protesta është ende duke vazhduar, situata vazhdon të jetë e tensionuar sidomos në Zveçan, pasi aty dhe në komuna tjera po qarkullojnë persona/grupe kriminale të armatosur, të veshur në rroba të zeza e të maskuar”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e PK-së u bëhet thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve.

”Duke parë rrethanat dhe situatën e tensionuar të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e provokimeve të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme