Google ADS

Kosova do të përfaqësohet me tetë skuadra të hendbollit në garat evropiane

19:50 | 29 Maj 2023
Orgesa Haziri

Tetë skuadra nga Kosova do të marrin pjesë në Kupat Evropiane të hendbollit në edicionin garues 2023/2024.

Te hendbollistët, katër skuadra mund të paraqiten për të garuar në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

Ndërkohë në kategorinë e femrave, kampioni, Istogu, e ka të drejtën e paraqitjes në Ligën Evropiane (EHF European League).

Kurse, tri skuadra të tjera mund të paraqiten në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

Besa Famgas, Istogu por edhe skuadrat tjera do të synojnë të bëjnë hap para në kupa evropiane në edicionin e ardhshëm garues.

Shumica e skuadrave pritet ta shfrytëzojnë të drejtën e garimit në gara evropiane në edicionin tjetër, që fillon në vjeshtë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme