Google ADS

Ambasadori britanik: Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme

18:16 | 29 Maj 2023
E.H

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott, i ka cilësuar si kriminale dhe të papranueshme sulmet e protestuesve serbë ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Abbott ka thënë se duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet.

“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë QUINT – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka shkruar Abbott./Arbresh.info/

Të ngjashme