Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje palëve për de-eskalim të tensioneve dhe t’i kthehen dialogut.
“Nuk jam në pozicion për të ju treguar se çfarë do të ndodhë në objektet e komunave të kryetarëve të sapozgjedhur. U bëj thirrje palëve që të deskalojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, zgjidhja është përmes dialogut”, ka thënë Hovenier, shkruan dukagjini.
Ai tutje ka thënë se protesta është e drejtë e qytetarëve por që duhet të jenë në formë paqësore.
“Nuk është e drejtë që të përdoret dhuna dhe nuk është pranueshme”, ka vijuar Hovenier.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...