Google ADS

Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it

17:10 | 29 Maj 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me Ambasadorët e QUINT-it të akredituar në Kosovë.

Takimi vjen pas tensioneve në veri për kryetarët e sapo zgjedhur të katër komunave veriore, teksa në mëngjesin e së hënës serbët kanë tentuar sërish të hyjnë me forcë në objektet komunale.

Për këtë ka intervenuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa ka pasur reagime të shumta edhe nga ndërkombëtarët.

Gjatë ditës, deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, është shprehur e shqetësuar për “situatën e paqëndrueshme”.

Njëjtë është shprehur edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.Pas takimit, nuk dihet nëse do të ketë deklarime për medie./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme